Ç’po ndodh? Adi Krasta merr pasaportën e Kosovës!

Ç’po ndodh? Adi Krasta merr pasaportën e Kosovës!

November 28, 2022 0

Është bërë e zakonshme që kosovarët të pajisen me pasaporta shqiptare, por jo edhe aq e zakonshme të ndodhë e kundërta. Megjithatë këtë së fundmi e bëri gazetari shqiptar Adi Krasta.

Gazetari, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është pajisur me pasaportë të Kosovës, duke e marrë kështu nënshtetësinë kosovare.

Adi Krasta ka lindur në 10 prill 1965 në Tiranë. Gjyshi i të atit dhe i ati i tij. Adi Krasta ka filluar punë në Radio Tirana, menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare në Shkencat e Natyrës, në vitin 1990. Ai është caktuar në Redaksinë e Kulturës të Radio Tiranës dhe ka realizuar programin “Jeta, kultura, arti”. Nuk është shkëputur asnjëherë nga radio që nga viti 1987.

Transmetimi i parë televiziv është “Letërsia dhe reflekset e saj në art” në të cilin ai e ka bashkëdrejtuar me Mira Bedallin. Me Rovena Dilon ka drejtuar programin televiziv “Mbrëmje Kulturore” në vitin 1991. Në vitin 1992 ka realizuar dhe drejtuar programin-revistë “Spektër”. Në vitin 1993, 1994 dhe 1995 ka drejtuar trilogjinë “12 javë” me regji të Vera Grabockës.[nevojitet citimi]

Adi Krasta është prezantuesi i pesë edicioneve të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Nga 1999 deri në 2002 ai ka punuar si gazetar prodhues në Seksionin Shqiptar të Shërbimit Botëror të BBC, në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. Me kthimin në Shqipëri Krasta ideoi dhe realizoi së bashku me Pali Kuken ciklin televiziv të zbulimit të talenteve në fushën e këngës, “Ethet e së Premtes Mbrëma”

revista.one/