Ç’po ndodh? Bora Zemani largohet nga “Për’puthen”/ Do të drejtojë një spektakël me Ilir Shaqirin, ja emri që e zëvendëson

Ç’po ndodh? Bora Zemani largohet nga “Për’puthen”/ Do të drejtojë një spektakël me Ilir Shaqirin, ja emri që e zëvendëson

June 4, 2022 0

Sezoni i ardhshëm Top Channel do të rikthejë një format të dashur për shqiptarët. “Dancing with the Stars”, që pritet t’i besohet Bora Zemanit. Por kjo do të thotë që një tjetër kolege e saj do të rrëmbejë ‘Për’puthen’, që në vitin e ardhshëm do të ketë ndryshime të mëdha.

Ndërkohë “Dancing with the Stars” do të ketë si kryetar jurie Ilir Shaqirin dhe tashmë stafi ka nisur përzgjedhjen e VIP-ave që pritet të marrin pjesë përgjatë spektaklit. Ndërkohë janë disa emra që po lakohen për “Për’puthen”, ku ndër to spikat ai i moderatores Dojna Mema, e cila aktualisht është në pritje të ëmbël. Megjithatë deri në shtator, të tjera lëvizje do të ketë në televizion, duke e kristalizuar më shumë situatën për sezonin e ri që na pret.

revista.one/