Skenat e nxehta të Ledri Vulës në klip, reagimi i Sara Hoxhës: E mbajta veten dhe këtë herë!

Skenat e nxehta të Ledri Vulës në klip, reagimi i Sara Hoxhës: E mbajta veten dhe këtë herë!

June 4, 2022 0

Reperi Ledri Vula së fundmi ka publikuar këngën e tij të fundit “Monaco”, ku nuk munguan modelet seksi në videoklip.

Por çfarë mendon partnerja e tij për skenat e nxehta me modelet?

Sara e ka treguar dhe herë të tjera që nuk vuan nga xhelozia, pasi ajo është parë të shoqërohet me ish-in e Ledrit, këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri.

Në një postim në Instastory Sara shkruan:

“E mbajta veten këtë herë”, duke treguar se e merr me mjaft sportivitet dhe e di që bëhet fjalë vetëm për punë dhe nuk ka pse të bëhet xheloze për afrimitetin e modeles me Ledrin.

Në dhjetor të 2020, çifti mirëpriti në jetë një vajzë që i vendosën emrin e veçantë Poem Blu. Ata nuk kanë ngurruar ta shfaqin të bijën në rrjetet sociale madje i kanë krijuar edhe një llogari me emrin e saj në Instagram.