Donaldi me Borën në “Sunny Hill”, vëllezërit Veshaj në të njëjtin ballkon me ish-të dashurat e tyre Beatrix dhe Jonidën (FOTO)

Donaldi me Borën në “Sunny Hill”, vëllezërit Veshaj në të njëjtin ballkon me ish-të dashurat e tyre Beatrix dhe Jonidën (FOTO)

August 29, 2022 0

Në tribunën VIP të festivalit “Sunny Hill”, në Tiranë, të dielën prezentë ishin edhe çifti i shumëpërfolur, Bora Zemani dhe Donald Veshaj. Një fotografi e përbashkët e publikuar nga shoqja e tyre, këngëtarja Semi Jaupaj, konfirmoi se ata ishin bashkë.

Ndërkohë, nuk mungoi edhe një imazh i publikuar nga ndjekësit në rrjetet sociale, që tregonte disa nga momentet e këndshme dhe intime që çifti kanë kaluar në prezencë të njëri-tjetrit.

Por si për ironi të fatit, vetëm pak metra më tej ndodhej edhe këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila po argëtohej me disa shoqe të vetat.

Historia e Donaldit dhe Betrixit nuk është e panjohur për publikun, pasi dyshja ishin në lidhje gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët sivjet në Big Brother VIP, por u ndanë menjëherë pas përfundimit të tij.

Duket se Beatrix dhe Donald nuk ishin të vetmit, pasi edhe vëllai i Donaldit, Romeo – ndau të njëjtin ballkon me ish-të dashurën e tij, këngëtaren Jonida Maliqi.

 Ndërkohë Jonida publikoi edhe një fotografi me vëllain e ish-të dashurit të saj, Donaldin, ku duket t’ia kenë kaluar mirë bashkë.

Romeo dhe Doaldi ishin befasia e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë, pasi dy vëllezërit u ngjitën së bashku për të perofrmuar në skenë – pavarësisht se pjesëmarrja e tyre nuk ishte paralajmëruar nga festivali.

revista.one/