Kënga e Keisit, ‘diss’ ndaj tij? Kristi komenton tekstin

Kënga e Keisit, ‘diss’ ndaj tij? Kristi komenton tekstin

May 30, 2023 0

Gjatë intervistës së Krist Aliajt në Shqipëria live, finalisti i ‘BBVA 2’ ka thënë se nuk ka ndonjë komunikim me ish-banoren e shëpisë së popullarizuar, porse është takuar në prapaskenat e “Portokalli” dhe e kanë bërë një bisedë bazike.

Ai konsideron se në raste të takimeve në evenimente të ndryshme nuk ka ndonjë arsye për ta injoruar, duke qenë se kanë “kaluar kohë bashkë aty brenda”.

Ndërkohë, javë më parë, Keisi e ka publikuar këngën e titulluar “Bye, Bye”, e cila në rrjetet sociale është cilësuar si një dedikim për të.

Në komentin e tij, Kristi ka shtuar se mund të jetë një lloj ‘dissi’ për të, porse: “Ky mund të jetë tekst për shumë djem. Nuk e di nëse është për mua apo për një ish tjetër”.

“Nuk jam i sigurt se është diss. Ka një dyshim të vogël se mund të jetë një diss aty…”, ka theksuar Kristi.

revista.one/