Dëgjoni pak nga refreni i këngës së re të Rozana Radit

Dëgjoni pak nga refreni i këngës së re të Rozana Radit

August 9, 2021 0

Rozana Radi ka paralajmërur projektin e ri muzikor. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka zbuluar pak nga refreni i këngës e cila ende nuk është përfunduar. Kënga është punuar në studion e artistit Stine.

Ky projekt rikthen Rozanën në muzikë pas një shkëputje të gjatë. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur Stine.

Dyshja pak ditë më parë, me anë të një postimi në Instagram, konfirmuan se janë duke punuar bashkë për një këngë të re.

Këngët e Rozanas i kanë rezistuar kohës,ku ndër më të njohurat janë: ‘Valsi i tradhëtisë’, në të cilin ishte në bashkëpunim me këngëtarin, Dani, si dhe ‘Ti s’ke zemer’, e shumë balada të tjera.

Në anën tjeter, Stine po këtë verë kishte ka sjellur këngën ‘Andiamos’, së bashku me Ghetto Geasyn. Aktualisht, kënga po pëlqehet shume dhe është bërë hit i veres.

revista.one/