Del videoklipi i këngës “Llafe, llafe”, një bashkëpunim i Dafina Zeqirit me Lyrical Son

Del videoklipi i këngës “Llafe, llafe”, një bashkëpunim i Dafina Zeqirit me Lyrical Son

August 9, 2021 0

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri dhe reperi Lyrical Son kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Llafe llafe” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike e zhanrit pop. Vija melodike është realizuar nga vet Dafina, ndërsa tekstin e kanë shkruar reperët Lyrical Son dhe Elinel.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, xhirimet e të cilit janë kryer në bregdetin shqiptar.

Ana vizuale i është besuar produksionit kosovar, Entermedia.

Dafina ka qenë mjaft aktive këtë verë me projekte të shumta muzikore si bashkëpunimi “Pa ty” me Cricket dhe Endrit Mumajesin, si dhe solo këngët “Japa” dhe “Happy Birthday”.

Ndërkohë edhe Lyrical Son, krahas këtij bashkëpunimi të ri me Dafinën, javë më parë ka publikuar edhe një këngë tjetër me mikun e tij, MC Kresha, të titulluar “Dilëm jashtë”.

revista.one/