Del lista e këngëtarëve nga Shqipëria që do të ndajnë skenën me Bregoviç

Del lista e këngëtarëve nga Shqipëria që do të ndajnë skenën me Bregoviç

August 13, 2021 0

Faqja zyrtare e ‘FestaeBirrësKorçë’ ka publikuar emrat e këngëtarëve shqiptarë të cilët do të performojnë e do ndajnë skenën me Bregoviç.

Cilët janë artistët që do të këndojnë në të njëjtën skenë me ish-frontmanin e bendit “Bijelo Dugme”?

Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi, Orgesa Zaimi – disa nga të famshmit që do të marrin pjesë në këtë eveniment.

Pjesë e tij do të jenë edhe Kamela Islamaj, Devis Xherahu, Endri dhe Stefi Prifti etj.

Theksojmë që ‘Festa e Birrës’ në Korçë do të mbahet nga 18-22 gusht. 

Muzikanti, i cili ka qenë ndër emrat më të komentuar ditëve të fundit, do të interpretojë në natën e fundit të festivalit.

revista.one/