Pas ndarjes nga Young Zerka, këngëtarja vendos statusin “beqare e kërkuar”

Pas ndarjes nga Young Zerka, këngëtarja vendos statusin “beqare e kërkuar”

August 13, 2021 0

Jeta e private e këngëtares Ronela Hajati jo rrallëherë ka qenë e komentuar në rrjetet sociale e faqet rozë.

Kjo pas marrëdhënies me artistin Young Zerka, me të cilin është ndarë së fundmi e po ashtu ka qenë në lidhje për një kohë të gjatë.

Duke qenë se parashtrohen pyetje të tilla gjithnjë, artistja së fundmi në Instagram është pyetur për statusin e saj.

“Aman a je beqare”, ka qenë pyetja drejtuar 31 vjeçares teksa një përgjigje nuk mungoi as nga këngëtarja.

“Jam beqare e kërkuar”, ka thënë Hajati.

Duket se Ronela ka oferta të shumta, përkundër se po qëndron ‘single’ që një periudhë.

Ronela dhe Young Zerka ndryshe shijuan një romancë prej afro pesë vitesh.

revista.one/