Del video, ish-sulmuesi i Anglisë i dehur, me dy bionde të zhveshura, vajzat tallen me të

Del video, ish-sulmuesi i Anglisë i dehur, me dy bionde të zhveshura, vajzat tallen me të

July 26, 2021 0

Wayne Rooney është sërish në qendër të polemikave. Ish-sulmuesi legjendar i Anglisë, është fotografuar në shoqërinë e dy vajzave.

Pamjet kanë qarkulluar fillimisht në rrjetin social Snapchat e më pas janë shpërndarë edhe në rrjetet e tjera sociale.

Pamjet janë publikuar nga vetë vajzat, të cilat nuk janë identifikuar. Ata shihen teksa shkëmbejnë puthje të “zjarrta” me ish-futbollistin në një klub nate.

Por jo vetëm kaq, pas festës, treshja ka shkuar në një hotel. Ish numri 10 i Anglisë shfaqet në gjendje të dehur, e i shtrirë në shtrat, i pafuqishëm për t’u ngritur.

Ndërkohë, njëra prej vajzave, filmon veten duke kërcyer në mënyrë sensuale para futbollistit. Kjo nuk është hera e parë që Rooney përfshihet në skandale të tilla. Historitë e tij të tradhtisë bashkëshortore kanë qenë të shumta edhe në kohën që ka qenë futbollist.

Këto sjellje ja kanë ulur figurën e një prej futbollistëve më të mirë të brezit të tij. revista.one/