“Demaskuam shantazhuesin”, Olsës i reagon Hyseni: Inçizova tradhtaren!

“Demaskuam shantazhuesin”, Olsës i reagon Hyseni: Inçizova tradhtaren!

November 9, 2021 0

Olsa Muhameti është autorja e programit Për’puthen.

Ajo ka pranuar në program Alvisën dhe ish-të dashurin e saj Hysenin, të cilët sot janë përfshirë në drama e skandale tradhtish, romance, inçizimesh dhe përndjekje.

Olsa ka reaguar në rrjetin social Instagram në mbështetje të Alvisës, e cila gjatë puntatës së sotme dërgoi një mesazh falenderues ndaj produksionit për mbështetjen në këtë situatë.

“Nga e gjithë kjo situatë jam e lumtur që arritëm të demaskojmë shantazhuesin duke i dhënë zemër të gjithëve ta bëjnë publike dhe jo ta fshehin. Publikimi i këtyre situatave është sensibilizimi më i mirë.
Jam e lumtur që ti nuk u dorëzove duke u larguar nga programi (ëndrra jote). E mbi të gjitha sot si një vajzë e lirë nga shantazhet (se nuk i pinë më ujë) ke të drejtë të pëlqesh dhe të duash kë do ti pa të të shantazhuar dhe përndjekur njeri”,- shkroi Olsa.

Hyseni reagoi gjithashtu:

“Sot skenari i produksionit ka arritur kulmin! Si mund të arrijë ti kthejë kundra dhe gjoja janë bërë pishman konkurrentët që të Shtunën më kuptuan dhe e vërtetuan të vërtetën. Ah medet kur shikoj disa mbeturina që duan të përfitojnë nga situata duke na bërë si shumë të prekur dhe të ndjeshëm.
Ata që nuk më kuptojnë ju uroj që në të ardhmen tuaj inshAllah ju bie një i/e dashur që papritur ta kapni në mes të natës me dikë tjetër dhe të shikojmë si do veproni ju.
Sa për dhunën mos u kapni kot se nuk ekziston dhe s’ka ekzistuar kurrë dhuna te mua dhe te familja ime, flisni për të vërtetën, jo për gënjeshtrën.
Inçizimet i kam bërë sepse s’po kisha më besim te personi që kisha në krahë, mesa duket fama i kishte rritur mendjen dhe e ndieja që do vinte një ditë dhe do më flakte ashtu si më flaku.
Ky ishte reagimi im i fundit mbi këtë situatë, por prova kam më shumë mbi dhunën dhe mbi gjithçka tjetër.”,- ka shkruar Hyseni.

revista.one/