Di Caprio i kërkon Ramës dhe Bashës të bëjnë “share” videon e tij për mbrojtjen Vjosës. Gjejeni, cili e bëri?

Di Caprio i kërkon Ramës dhe Bashës të bëjnë “share” videon e tij për mbrojtjen Vjosës. Gjejeni, cili e bëri?

March 30, 2021 0

Di Caprio sot ka shpërndarë një tjetër video në mbrojtje të Vjosës. Ai ka kërkuar vëmendjen e politikanëve shqiptarë. Në video shfaqen pamje nga Tirana dhe Berlini, ku aktivistë të ndryshëm kërkuan në Ditën Botërore të Ujit që Vjosa të kthehet në Park Kombëtar.

“Javën e shkuar, në Ditën Botërore të Ujit, aktivistët rreth Europës i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Europian që të mbështesin nismën Vjosa Park Kombëtar.

Vjosa është lumi i egër më i madh në Europë. Janë 300 kilometra rrjedhje të pandërprera nga burimi i saj në malet në Greqi në detin Adriatik. Lumi është shumë i rëndësishëm për jetën e më shumë se 1,100 lloje peshqish të ujërave të ëmbla dhe nga ana kulturore është po ashtu i rëndësishëm për njerëzit në Shqipëri. Dje, Parlamenti Evropian nxiti autoritetet shqiptare “të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar Vjosa, duke e zgjatur në tërë gjatësinë e lumit.

Shpërndajeni këtë video dhe kërkojini Edi Ramës, Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës të bëjnë të njëjtën gjë”, ka shkruar aktori i famshëm i “Hollywood-it” në postimin e tij.

Pas thirrjes së DiCaprios, i pari që ka reaguar ka qenë Lulzim Basha, i cili ka shpërndarë videon në profilin e tij. Pas tij la reaguar dhe Presidenti Meta. Kryeministri Rama nuk ka reaguar akoma.

/revista.one/