Ledjana dhe Mevlani, më në fund shpallin dashurinë

Ledjana dhe Mevlani, më në fund shpallin dashurinë

March 30, 2021 0

Ledjana dhe Mevlani gjejnë dashurinë me njëri tjetrin në ” Për’Puthen”. Ledjana u rezervua në takim me Mevlanin, radhën e kaluar, por përgjigjen ia dha sot para të gjithëve.

“Unë i them që jam vetëm për të në program, dhe nuk më intereson asnjë djalë tjetër”, tha ajo para se të ngrihej nga karrigia dhe t’i dhuronte Mevlanit një puthje në faqe.

Më në fund, pas 8 muajsh ata të dy janë deklaruar vetëm për njëri-tjetrin. Si fillim ishte Mevlani ai që bëri deklaratën e fortë gjatë takimit të transmetuar ditën e sotme. Gjatë kohës që ishin duke shijuar një gotë verë në shoqërinë e njëri-tjetrit, Mevlani i tha Ledjanës se është brenda në emision vetëm për të.

“Siç të kam lënë gjithmonë të lirë, kështu do të lë. Siç ta kam dhënë unë ty, kërkoj sinqeritetin tënd , asgjë më tepër nga ty. Unë di të them që aty brenda jam vetëm për ty. Unë nuk shoh asnjë person tjetër aty”, u shpreh Mevlani, teksa e pyeti Ledjanën nëse edhe ajo do të bënte të njëjtën gjë.

Nuk mungoi sonte edhe reagimi i Antonelës ndaj Ledjanës.

“Produksioni ju lutem Çmimin Oskar për aktoren e vitit!”, tha Antonela. Ajo hoqi dorë më parë nga Mevlani duke i lënë rrugë të lirë Ledjanës. /revista.one/