Diçka po ndodh! Bora dhe Semi bëhen  sërish bashkë (Fotot)

Diçka po ndodh! Bora dhe Semi bëhen sërish bashkë (Fotot)

December 6, 2021 0

Semi Jaupaj ka disa javë që ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP.

Artistja nga Shqipëria edhe pse ishte brenda këtij spektakli nuk mungoi një ditë pa përmendur miken e saj të ngushtë, prezantuesen Bora Zemani.

Dyshja duket se kanë një relacion shumë të mirë dhe këtë tanimë veçse e kanë dëshmuar.

Së fundmi ka qenë autorja e “Jetike” që ka shpërndarë disa fotografi pranë Zemanit, duke kërkuar nga ndjekësit që ta plotësojnë vendin bosh.

“Plotëso vendin bosh: Dritë…”, shtoi ajo.

Jaupaj ndryshe ka qenë përkrahëse e madhe e lidhjes Donald-Bora, përkundër se tani është thyer përfundimisht.

Ajo sa ka qenë në shtëpi ishte gjithmonë përkrah Veshajt duke inkurajuar që ta vazhdojë sërish romancën me Borën jashtë programit.

Megjithatë, Donaldi tani ka nisur një njohje të re me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

revista.one/