Dinamo, “nëndetësja” kthehet në Superligë, pas 9 vjetësh mungesë

Dinamo, “nëndetësja” kthehet në Superligë, pas 9 vjetësh mungesë

May 9, 2021 0

Dinamo rikthehet në elitën e futbollit shqiptar. Bëhet fjalë për një nga tre klubet më të rëndësishme të futbollit shqiptar.

Vetëm një javë nga përfundimi i Kategorisë së Parë, Dinamo siguron matematikisht rikthimin në elitën e futbollit shqiptar pas 9 sezonesh. Në ndeshjen e parafundit ku blutë luajtën në transfertën me Vorën, erdhi fitorja e nevojshme për sigurimin e ngjitjes. Ndeshja u mbyll 2-0 në favor të skuadrës së drejtuar nga Olsi Uku me golat e shënuar nga Mustafa Djidjiwa në 12’ dhe në 88’.

Paralelisht u luajt edhe sfida tjetër ku Burreli mposhti 1-0 Korabin në Peshkopi duke siguruar vendin e dytë dhe ndeshjen me Tomorin në playoff.

17 here fituesit e titullit kampion, 15 herë fituesit e Kupës së Shqipërisë, pritet t’i japin më shumë ngjyra sezonit të ardhshëm, pasi donatorët premtojnë rikthimin e Dinamos së madhe.

Sezonin e ri, tifozët e futbollit shqiptar do të kenë mundësi të shijojne, jo vetëm derbin Tirana-Partizani, pasi tashmë kryeqyteti do të përfaqësohet edhe nga Dinamo.