Flakët shkrumbojnë një autobus në mes të rrugës në Kavajë, udhëtarët dalin jashtë në panik

Flakët shkrumbojnë një autobus në mes të rrugës në Kavajë, udhëtarët dalin jashtë në panik

May 9, 2021 0

Një autobus është përfshirë nga flakët rreth 20 minuta më parë pranë rrethrotullimit të Kavajës.

Sipas të dhënave paraprake, shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në mjet.

Mësohet se personat që ndodheshin në autobus kanë zbritur menjëherë sapo kanë pikasur zjarrin dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Zjarri ka përparësuar me shpejtësi duke djegur thuajse gjysmën e autobusit, përpara se në vendin e ngjarjes të mbërrinte zjarrfikësja.

Inccidenti ka shkaktuar trafik në këtë aks, që gjatë kësaj fundjave ka qenë i mbingarkuar për shkak të pushuesve të shumtë drejt bregdetit.