Diola Dosti flet për të mirat e kanabisit: Pasi e provova mbeta shtatzënë

Diola Dosti flet për të mirat e kanabisit: Pasi e provova mbeta shtatzënë

July 23, 2023 0

Në një intervistë së fundmi Diola Dosti ka folur për efektet që e mira që ka hashashi medicinal.

E ftuar në “S’e Luan Topi”, ish-banorja e “BBV” rrëfeu se kanabisin e ka përdorur në formën e vajit për efektet kurative që ai ka, megjithatë nuk do ta kishte besuar kurrë se do t’i shërbente si afrodiziak.

“Ta kisha lexuar diku se kishte efekt afrodiziak nuk do e provoja“- tha në formë batute dietologia, duke zbuluar se ai ishte momenti kur ngjizi vajzën e tretë, Gjurmën.”

“Po e kam provuar, brenda vendit ku lejohet të provohet por unë nuk kam tymosur asnjëherë. Ka qenë në formën e vajit medicinal dhe e kam provuar sepse lexova që të rrit kreativitetin. Në atë kohë ka qenë faza kur unë po prodhoja linjën time dhe përveçse bëra formulën, ngela edhe shtatëzanë kur e provova. Pra dha efekt. Unë këtë nuk e dija. Ta kisha lexuar diku se kishte efekt afrodiziak, nuk do e provoja. Por tek unë e dha atë lloj efekti. Po flasim gjithmon për atë medicinalin dhe unë jam pro legalizimit të kanabisit medicinal,”-shtoi ajo.

revista.one/