Luiza Gega merr medalje të artë dhe shkon në “LO Paris 2024”

Luiza Gega merr medalje të artë dhe shkon në “LO Paris 2024”

July 22, 2023 0

Luiza Gega ka regjistruar një tjetër rekord teksa është kualifikuar në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Atletja ka triumfuar në disiplinën 3000m/p me kohën 9.21.53 në Kampionatin Ballkanik të Atletikës. Gega ka marrë medalje të artë dhe duke regjistruar super kohë pavarësisht se gara u zhvillua në mëngjes.

Kështu Luiza bëhet sportistja e parë shqiptare që ka marrë biletën kualifikuese për Paris 2024.

Shqipëria përfaqësohet në këtë Kampionat me 9 atletë (5 djem – 4 vajza). Kampionati zhvillohet në Krajlevo të Serbisë nga datat 22-23 Korrik, teksa marrin pjesë gjithsej 20 shtete. Sot mbasdite do të mbahet gara e 3000 metrave dhe nesër ajo e 5000 metrave.

Njoftimi i Komitetit Olimpik Koimbëtar Shqiptar:

“Sot ne Kraljevo te Serbise zhvillohet Kampionati Ballkanik i Atletikes me pjesmarrjen e 20 shteteve. Luiza Gega ka arritur te triumfoi ne Kampionatin Ballkanik te Atletikes ne disiplinen 3000m/p me kohen 9.21.53.

Medalje e arte dhe super kohe e arritur pavaresisht se gara u zhvillua ne mengjes. Koha e arritur prej saj eshte norme kualifikuese per ne Lojrat Olimpike Paris 2024. Atletika i ka filluar kualifikimet nga data 1 Korrik 2023. Norma kualifikuese eshte 9.23.00.

Me kete kohe Luiza eshte kualifikuar per ne Lojrat Olimpike Paris 2024 dhe behet sportistja e pare Shqiptare qe ka marr bileten kualifikuese per Paris 2024″.

revista.one/