Ditëlindja e Anxhelës, ja si e festoi me miqtë

Ditëlindja e Anxhelës, ja si e festoi me miqtë

March 24, 2021 0

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka publikuar në Instagram imazhe të shkëputura nga festa e ditëlindjes së saj, ku vihet re se të ftuar ishin miq dhe mjaft emra të njohur të skenës dhe ekranit. Anxhela shihej veshur me një fustan të zi mjaft klasik.

Ju falenderoj nga zemra per cdo fjale te ngrohte qe me dhuruat ne kete 35 vjetor dhe per cdo ndjesi te bukur qe perjetova! Zoti ua shperblefte 1000 here me shume Ju dua”, shkruan Anxhela krahas postimit.

Më herët, Anxhela ka postuar foto të një torte që ka ardhur si surprizë për të nga njerëzit e saj më të afërt. Në mes të tortës ishte vendosur logoja e “Eurovisionit” dhe një mikrofon, ndërsa në cep ishte vendosur numri 35, për moshën e saj.

Ndërkohë në një lidhje telefonike me “Radio Tirana”, këngëtarja ka treguar se e para që e ka uruar për ditëlindjen ishte nëna e saj. Gazetari e ngacmoi më tej nëse kishte marrë urim nga ndonjë person tjetër, por Anxhela nuk zbuloi asgjë.

Ajo tregoi se ka organizuar një festë të vogël me miq të saj, që kanë kaluar Covid-19. Anxhela tha se nuk e mërzisin kurrë ditëlindjet, por përkundrazi është e lumtur që jetoi një vit më shumë. /revista.one/