Emina Çunmulaj apel shqiptarëve: Mali i Zi po ju merr tokat, do t’ju marrë edhe…

Emina Çunmulaj apel shqiptarëve: Mali i Zi po ju merr tokat, do t’ju marrë edhe…

March 24, 2021 0

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj ka reaguar për ndryshimin e kufirit të komunës së Tuzit nga qeveria e Malit të Zi. Ajo është shprehur përmes një postimi në InstaStory se kufiri është ndryshuar në mënyrë joligjore, teksa ka dhënë dhe një mesazh për shqiptarët e Malit të Zi.

Shokante. Qeveria e Malit të Zi ndryshoi kufirin e Tuzit në manerva joligjore. Kështu është vëllezër dhe motra kur jepni votat tuaja aty ku nuk duhet. Ju thashë unë kur erdha në votime, votoni shqipe se jeni shqiptar. Tani ngadalë ngadalë po ju marrin tokën, pastaj gjuhën dhe më në fund traditën.“, ka shkruar Emina.

Alarmin e dha para disa ditësh Kryetari i Komunës së Tuzit në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj. Ai ka hedhur akuza ndaj qeverisë në lidhje me ndryshimin e kufirit administrativ të Tuzit.

Zdravko Krivokapiq dhe Dritan Abazoviq pas zgjedhjeve në krye të qeverisë së Malit te Zi, për hapat e parë që kanë ndermarrë ishte ndryshimi i kufirit administrativ i Komunës së Tuzit. Gjatë punës së përditshme të sekretariateve tona kemi vërejtur ndryshimin e kufirit tone (Komuna e Tuzit) ne gjeoportal. Kanë ndryshuar teritorin tonë ashtu që deponinë e kanë kaluar në teritorin e kryeqytetit Podgorica” deklaroi kreu i komunës. /revista. one/