Ditëlindja e Ola Zenelajt, ja surprizat që i bënë në mesnatë konkurrentet e “Për’puthen” (foto)

Ditëlindja e Ola Zenelajt, ja surprizat që i bënë në mesnatë konkurrentet e “Për’puthen” (foto)

May 14, 2021 0

Ola, konkurrentja më e re e “Përputhen”, feston sot ditëlindjen dhe ka marrë surprizën më të bukur nga shoqëria e saj. Vetë konkurrentja ka publikuar disa moment të “festës”, por edhe shoqet e saj kanë treguar disa pjesë nga festa në mesnatë.

Për ditëlindjen e saj, nuk kanë munguar urimet nga konkurrentët e emisionit.

Ka qenë pikërisht Ledjana, Antonela dhe Aristela që i kanë bërë një urim.

Po ashtu, sot Jasmina ka publikuar një video me Olën, ku të dyja thonë se nuk ju intereson se çfarë thonë të tjerët për to. Ola ka komentuar poshtë videos së Jasminës:

“Fillim i ri dashuria ime”.

Ndërsa Jasmina ja ka kthyer: “Pa fat në dashuri, por ky fat kaloi në shoqëri”.

Kjo ishte surpriza e Jasmines per Olën sot për ditëlindje qe nenkupton se raporti mes tyre është rregulluar rrugës.

revista.one/