Djali i kryebashkiakut të Nju Jorkut merr pjesë në “Kënga Magjike”

Djali i kryebashkiakut të Nju Jorkut merr pjesë në “Kënga Magjike”

September 19, 2022 0

Edicioni i festivalit “Kënga Magjike” do të ketë shumë surpriza këtë vit, njofton Ardit Gjebrea.

Si çdo vit festivali i jep mundesinë artistave të rinj të marrin pjesë me këngët e tyre. Në katëgorinë “New Artist” është shfaqur një reper amerikan i cili arriti të rrëmbente vëmendjen e jurisë dhe publikut.

Jordan Colemnan aka Jayoo, i cili vjen nga New York ka si qëllim të bëhët i njohur në tregun ndërkombëtar. Reperi u prezantua me këngën e titulluar “Its Bitsy” dhe arriti të vlerësohej nga juria, të cilët e përgëzuan artistin për projektin e tij.

Jayoo  u shpreh në Instagramin e tij se ishte tepër i lumtur për këtë ‘hap të madh në shëndrrimin në një artist ndërkombëtar të muzikës rap’.

Artiti deri më tani ka prodhuar 2 albume për tregun amerikan të muzikës dhe mbi të gjitha është djali i Kryetarit të Bashkisë së New York, Eric Adams.

Po ashtu Jayoo ka marrë pjesë edhe në disa filma, si :“The Backyardigans” (2004), “Prayin’ the Rice” (2011) dhe “Placeholders” (2012).

revista.one/