Rita Ora provokon rrjetin me veshjen që nuk i lë vend imagjinatës (VIDEO)

Rita Ora provokon rrjetin me veshjen që nuk i lë vend imagjinatës (VIDEO)

September 19, 2022 0

Rita Ora duket me klas edhe kur provokon me veshjet e saj ‘hot’ dhe të ekspozuara. Ajo nuk dështon kurrë të mahnisë me performancat e saj skenike dhe pamjet e mahnitshme në tapetin e kuq. Por artistja me origjinë shqiptare nuk dështon të jetë një yll edhe në përditshmëri. Ajo u shfaq super seksi me një veshje që mori gjithë vëmendjen në fotot e fundit të publikuara në Instagram.

Këngëtarja 31 vjeçare kishte veshur një fustan të tejdukshëm shumëngjyrësh që i tregonte të brendshmet. Rita dukej në super formëme fustanin e gjatë që i theksonte të gjitha linjat. Muzikantja i ka lënë pak imagjinatës, pasi ka pozuar edhe me shpinë të kthyer – duke nxjerrë në pah të pasmet e saj. Fustani ishte blu me të verdhë i përshkuar nga një zinxhirë në gjithë pjesën e pasme.

Ajo e kombinoi atë me një pala sandale të zeza me rripa me gurë diamanti.

Duke u dukur thjesht ‘WOW’,  artistja i kishte lënë flokët kaçurrela natyrale dhe kishte bërë makeup minimalist. Fotot  seksi të saj erdhën pas performancës në Costa Brazil.

Këngëtarja shkëmbeu betimet me regjisoren Taika Waititi, gjatë një ceremonie private në gusht. Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publike me romancën e tyre atë gusht.

Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar për albumin e saj të tretë, me sesionin e saj të fundit me Ava Max. 

revista.one/