Djali Neritan Cekës lë shtetësinë shqiptare, se i shkuli veshin Rama!
March 24, 2021Djali i Neritan Cekës, ka lënë shtetësinë shqiptare. Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar lënien e shtetësisë së Egin Cekës.
Kujtojmë se Egin Ceka u bë i njohur për publikun në vitin 2013, pasi u përfshi në një incident me kryeministrin Edi Rama, në atë kohë kryetar i PS-së në opozitë.
Egin Ceka akuzoi tetë vite më parë, Edi Ramën se gjatë një aktiviteti në Akademinë Diplomatike të Vjenës i kishte shkulur veshin, duke e cilësuar edhe si një incident diplomatik, pasi në atë kohë, Ceka ishte diplomat shqiptar në misionin e Shqipërisë në OSBE.
Për këtë ngjarje reagoi edhe Parlamenti i Shqipërisë, ku nën drejtimin e Jozefina Topallit ngriti një komision hetimor. Tani pas tetë vitesh, Ceka lë shtetësinë shqiptare.