Djali nga Shqipëria në rol kryesor në filmin horror në Hollivud

Djali nga Shqipëria në rol kryesor në filmin horror në Hollivud

April 29, 2021 0

Arbër Loci do të luajë një rol kryesor në filmin e zhanrit horror “Blood Mixed”.

Në një lidhje me Skype për Shqipëria live, i riu nga Fushë-Kruja tregoi se do të ketë dy role në këtë film.

“Është një rol që jam me maskë dhe në pjesën e dytë, pjesa kryesore, është fundi i filmit. Personi që jeton duhet të më vrasë mua në fund që të vdesë vetë”, ka thënë ai.

19-vjeçari ka treguar se është në rolin e një shqiptari dhe në film do të flitet shqip, por pa treguar se për çfarë bëhet fjalë.

“Ky është filmi i parë ku luaj. Producenti më pëlqeu edhe për trupin, bëj vazhdimisht palestër që të mbaj trupin në formë. Në shtator do të filloj shkollën e lartë për aktrim”, është shprehur më tej.

Youtube: Video e emisionit në Top Channel