Denoncohet banakieri tek ish-Blloku, ja çfarë u ndodhi dy vajzave nga Pakistani

Denoncohet banakieri tek ish-Blloku, ja çfarë u ndodhi dy vajzave nga Pakistani

April 29, 2021 0

Tentativë përdhunimi tek ish-Blloku. Një vajzë nga Pakistani denoncon të jetë abuzuar seksualisht në një lokal të njohur në zonën e ish Bllokut në Tiranë.

Policia e Tiranës bëri të ditur sot se shtetasja pakistaneze M.F., 23 vjeçe ka mbërritur para disa ditësh në Shqipëri. Ajo ka kallëzuar penalisht banakierin e një lokali tek ish Blloku se ka tentuar ta përdhunojë brenda klubit.

Sipas denoncimit, 23 vjeçarja ka shkuar në mbrëmje me një shoqen e saj nga Pakistani, tek lokali në ish Bllok.

Pasi kanë porositur pije alkoolike, ajo thotë se është tunduar nga banakieri 30 vjeçar L.E., për të shkëmbyer një puthje.

Vajza pranon se kjo ka ndodhur me dëshirën e të dyve. Por vetëm kaq! Sipas saj, më tej banakieri ka avancuar duke dashur të kryejë me të, marrëdhënie seksuale. Ajo thotë se ishte qartësisht kundër për këtë.

Turistja e huaj thotë se u përballë me skena tentative përdhunimi. Sipas saj, banakieri e preku në zona intime dhe u përpoq ta përdhunojë. Banakieri e ka shtrirë mbi një tavolinë në mjediset e brendshme të lokalit.

Në përpjekje e sipër vajza thotë se ka arritur të shkëputet nga ai dhe ka vrapuar jashtë. Më pas, ajo i ka treguar shoqes së saj, gjithashtu pakistaneze, çfarë kishte ndodhur.

Së bashku kanë shkuar në drejtorinë e policisë së Tiranës dhe kanë denoncuar të riun.

Pak më vonë në lokal shkuan forca policore dhe shoqëruan të dyshuarin. Burimet policore bëjnë të ditur se e morën në pyetje dhe ai nuk e ka pranuar akuzën. I riu po ndiqet penalisht në gjendje të lirë për akuzën e ngacmimit seksual. revista.one/