Dojna Mema: Ja cfarë më pëlqen më shumë tek Vlashenti

Dojna Mema: Ja cfarë më pëlqen më shumë tek Vlashenti

March 4, 2021 0

Herë pas herë Dojna tregon për ndjekësit e saj detaje të pazbuluara nga lidhja me Vlashentin. Së fundmi gjatë një bisede virtuale me fansat, moderatorja ka treguar hapur çfarë vlerëson më shumë tek Vlashenti, cilësitë që e kanë bërë të bjerë në dashuri kokë e këmbë me të.
“Mbi të gjitha tolerancën, mirëkuptimin, dhembshurinë dhe sigurisht kreativitetin që çdo ditë në tre vite bashkë të jetë e ndryshme nga tjetra”, është përgjigjur moderatorja.
Kur është pyetur se cilin personazh do e intervistonte dy herë, ajo ka dhënë dy emra dhe ka thënë se Vlashentin do e intervistonte gjithë jetën e saj.
“Edmond Tupja, Arjan Çani. Mbi të gjitha këtë djalin do e intervistoja gjithë jetën”, është përgjigjur moderatorja. /Revista.one/