Don Xhoni vetshpallet “Mbret i xhunglës” me dy kallash në duar

Don Xhoni vetshpallet “Mbret i xhunglës” me dy kallash në duar

April 1, 2021 0

Reperi nga Drenica Don Xhoni pozon me dy armë në duar. Ai ka postuar sot një fotografi në rrjetet sociale ku ka pas dy armë të tipit Kallashnikov.

Don Xhoni është krijuesi i disa hiteve dhe i një “Freestyle” viral “Make a Pose” nga emisioni Gjoni Black që drejtohet nga Meriton Mjekiqi.

Edhe në këtë “Freestyle”, Don Xhoni gjuan plumba revoleje në tavolinë ndërkaq disa muaj pas ai shfaqet me dy kallashnikovë derisa vetën e quan “Mbreti i Xhunglës”.

A do t’i trokasë në derë të Don Xhonit Policia e Kosovës pas këtyre fotografive?

Policia e Kosovës e kishte ftuar reperin Gjiko në polici kur ky i fundit ishte parë duke gjuajtur me kallashnikov në një aheng para disa viteve. /express/