Caktuan datën! Shkëlzen Berisha martohet me Armina Mevlanin, dy stiliste përgatitën fustanin

Caktuan datën! Shkëlzen Berisha martohet me Armina Mevlanin, dy stiliste përgatitën fustanin

September 8, 2022 0

Kishin planifikuar që të martoheshin që në vitin 2020, por pandemia i prishi planet e tyre. Ndaj, dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës u shty edhe dy vite të tjera.

Mbrëmë në emisionin “Goca dhe Gra”, blogerja tregoi më në fund planet e dasmës, për të cilën tha se ka tre vite që përgatitet.

Madje, tashmë gjithçka është gati dhe data është caktuar, gjë të cilën e zbuloi Olta Gixhari. Ajo tha se është ndër të parat që ka marrë ftesën dhe ka prerë biletën për të ardhur nga Spanja, që të jetë prezente në dasmën e Arminës.

Kjo e fundit nuk preferoi të tregoi datën e kurorëzimit të tyre, por tha se dasma do të jetë në fund shtatori-fillim tetori.

“Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim në 2020, por kishim pandeminë. Është në fund të shtatorit, fillim tetorit, por datën do e zbulojmë pak më vonë. Ta lëmë pak si telenovelë”- tregoi Armina.

Gjithashtu fustanet janë gati. Armina tregoi se Vivienne Westwood ka qepur një fustan enkas për të. “Fustanet e shkreta kanë qenë që 2020. Njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne Westwood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar”- tha ajo.