Dua Lipa dhe babai i saj marrin fanellën e personalizuar të Liverpoolit nga legjenda Jamie Carragher

Dua Lipa dhe babai i saj marrin fanellën e personalizuar të Liverpoolit nga legjenda Jamie Carragher

April 30, 2022 0

Ajo aktualisht është në mes të turneut të saj të shumëpritur “Future Nostalgia”.

Dhe Dua Lipa mori kohë pas koncertit shumë të suksesshëm në Liverpool të premten për t’u takuar me Jamie Carragher për një fotografi në Instagram, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 26-vjeçare zgjodhi rehatinë duke u veshur me një kapuç të zi, teksa u shfaq në një fotografi pranë ish-futbollistit profesionist dhe babait të saj Dukagjinit, i cili mbante në shpinë një fanellë të Liverpoolit me mbiemrin ‘Lipa’.

Dua dukej mjaft sportive e veshur me tuta, ndërsa vinte në pah bukurinë e saj natyrale.

Ndërkohë, Dukagjini kishte veshur një xhup krejt të zi teksa dukej shumë i lumtur duke mbajtur në duar fanellën e futbollit.

amie e ndau fotografinë me 1.5 milionë ndjekësit e tij në Instagram dhe thjesht shkroi: “Possibilities (Mundësitë)… Dua Lipa”.

Kënga e Duas, “One Kiss” u zgjodh nga baza e fansave të Licerpoolit, pasi ajo performoi para finales së Ligës së Kampionëve 2018, kur Liverpool u ndesh me Real Madridin.

Fraza e famshme e kësaj kënge “One kiss is all it takes (Një puthje është krejt çfarë duhet)” tani është bërë një himn i Liverpool FC dhe lëshohet në Stadiumin Anfield në çdo ndeshje në shtëpi me mijëra tifozë që këndojnë së bashku në tribunë.

Kënga e cila vjen në bashkëpunim me DJ Calvin Harris, ishte publikuar pak më shumë se një muaj para finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2018 dhe ishte renditur në vendin e parë në top listat zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar menjëherë më pas, ku mbeti atje për javë të tëra duke e bërë atë qëndrimin më të gjatë në vendin e parë për një artiste femër në Britaninë e Madhe këtë shekull. revista.one/