Hysaj do të luajë me një ekip në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Hysaj do të luajë me një ekip në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

April 9, 2021 0

“Ka shumë klube që po kërkojnë Hysaj. Ai ndoshta do të luajë në Ligën e Kampionëve”.

“Por është shumë herët për të thënë se ku”, deklaroi agjenti.

Mbrojtësi shqiptar që mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes ka shumë oferta sipas medieve italiane.

Menaxheri i Elseid Hysajt deklaron se lojtari do të largohet nga “Napoli”. Mario Giuffredi thotë se futbollisti do të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi i djathtë i Napolit është i vendosur që të largohet. “Jam duke folur me shumë klube që janë vënë pas tij. I fundit qw u interesua është lideri i Serie A, Inter”, tha menaxheri i tij..

Giuffredi foli për Radio Kiss Kiss duke thënë se Hysaj, i cili ka kaluar gjashtë vjet në Napoli që nga transferimi nga Empoli në 2015, mund të përfundojë te një klub që luan në Ligën e Kampionëve.

“Ka shumë klube që po kërkojnë Hysajn. Ai ndoshta do të luajë në Ligën e Kampionëve”.

“Por është shumë herët për të thënë se ku”, deklaroi agjenti.

Mbrojtësi shqiptar që mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes, ka shumë oferta, sipas medieve italiane. /revista.one/