Dua Lipa fiton çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit” në NRJ Music Awards

Dua Lipa fiton çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit” në NRJ Music Awards

November 21, 2021 0

Ceremonia e ndarjes së çmimeve NRJ Music Awards është rikthyer këtë vit në Francë, duke shpërblyer artistët ndërkombëtarë për arritjet muzikore.

Në mesin e fitueseve ishte edhe ylli shqiptar i muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa.

Ylli i hitit “Levitating”, ka fituar çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit” në edicionin e sivjetmë të NRJ Music Awards.

“Faleminderit dashuritë e mia”, ka shkruar Dua në një postim në InstaStory, ku bëhej i ditur lajmi për çmimin e radhës për artisten e njohur.

NRJ Music Awards sjellë së bashku disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës franceze dhe artistët ndërkombëtar çdo vit. Fituesit zgjedhën përmes votave të publikut.

Ndërkohë, Dua nuk ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, këngëtarja së fundi është rikthyer në shtëpinë e saj në Londër. revista.one/