Big Mama tregon se fiton 20 mijë euro nga një dasmë

Big Mama tregon se fiton 20 mijë euro nga një dasmë

November 28, 2022 0

E ftuar mbrëmë në TV Klan, këngëtarja e mirënjohur, Big Mama, ishte përballë Fifit në një sfidë. Meqenëse nuk mundi të merrte shaminë gjatë lojës, duhej t’i përgjigjej një nga pyetjeve për të cilën publiku është shumë kurioz.

Këngëtares iu drejtua pyetja se sa para fiton në një koncert apo në një dasmë dhe përgjigja e saj ishte 20 mijë euro.

Nuk dihet nëse Big Mama e bëri këtë vetëm për të fituar pikë, apo nëse kjo është e vërtetë. Sidoqoftë, ajo theksoi se nuk humb asgjë nga kjo që deklaroi pasi i ka të prenotuara rreth 30 dasma për vitin 2023.

revista.one/