Dy noterë flasin për sëmundjen e Luizit: Ja ç’ndodhi 2 vjet më parë

Dy noterë flasin për sëmundjen e Luizit: Ja ç’ndodhi 2 vjet më parë

January 22, 2023 0

Rikthehet sërish në vëmendje sëmundja e banorit të BBV2, Luiz Ejlli.

Deklarata e Luizit, që pranoi se gënjeu për sëmundjen në “BBV”, duket se ka ngjallur pakënaqësi në komunitetin e noterëve.

Dy noterë shumë të njohur, Artan Treska, ish-kryetar i Dhomës së Noterëve të Tiranës dhe Fatmir Laçej, nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve, kanë reaguar ekskluzivisht për “Fan Club”, duke treguar arsyen se pse Luiz Ejllit i është hequr licenca e noterit në vitin 2021 dhe hedhin dritë për herë të parë për mënyrën se si Luizi e ka përdorur kartën e sëmundjes edhe më herët.

Sipas tyre përmes një kërkese zyrtare, këngëtari rreth dy vite më parë ka kërkuar lekë nga Dhoma e Noterisë dhe ka përfituar një fond prej 2 milion lekësh të vjetra.