“E bëra kastile”, edhe Noizy i bashkohet trendit më viral në TikTok, ja çfarë ka sajuar
June 23, 2022“Unë atë e bëra kastile”- është fjalia më virale e momentit në rrjetet sociale dhe nëse jeni aktivë, sidomos në TikTok me siguri e dini për çfarë bëhet fjalë.
Për ata që nuk e dinë, bëhet fjalë për një video të trajnerit të jogas, Klodian Murati. Teksa ishte i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit ai po demonstronte disa pozicione të jogas dhe një moment ai rrëzohet. Mirëpo, ai shprehet se “Unë atë e bëra kastile”, duke dashur t’i shpëtojë situatë. Por, pa sukses pasi nuk u desh shumë kohë dhe sidomos në TikTok u rikrijuan mjaft video duke përdour soundin e tij.
Trendit i është bashkuar edhe Noizy. Kënga e tij dhe Loredanës është e dyta ‘on trending’ në Britani dhe ‘top 5’ në shumë vende të tjera. Pasi ka publikuar të dhënat reperi ka shpërndarë edhe një video ku thotë: “Unë atë e bëra kastile”.
Një nga personazhet e tjera të njohura që iu bashkuan trendit ishte edhe Donald Veshaj, i cili postoi një video në rrjetet sociale. Por Klodiani nuk e mori aspak me sportivitet këtë situatë pasi ka reaguar në një postim mjaft i irrituar. “Donald bishti mos tento ta provosh këtë prej vërteti sepse do të thyhen krahët, këmbët dhe dhëmbët që i ke të vënë”- shkruante ai.
Videoja gjithsesi u fshi shpejt por nuk vonoi një përgjigje nga ana e vetë Donaldit. Ai e ka marrë situatën me mjaft pozitivitet dhe i thotë që thjesht ishte një video funny. “E shikon që të motivova. Asgjë personale. Ishte thjesht një video ‘funny’. Të uroj gjithë të mirat. Mua ma zbukurove ditën”– u shpreh Donaldi.