“E bëre lojën me hile”/ Françeska i kthehet Julit: Na mendon të dobëta? Kunji kthehet…
March 7, 2024Juli dhe Françeska kanë debatuar ashpër, e për këtë shkak ka qenë loja e kësaj të fundit.
Banori e quajti Françeskën dhunuese, ndërsa kjo e fundit e akuzoi se është banal kur flet.
Juli u shpreh se banorja e Big Brother VIP po luan me hile dhe se për këtë dëshiron ta nxjerrë keq.
Juli: Si ka mundësi që je kaq hilanjose, përse e bëre lojën kështu. Dua ta nxjerr keq këtë njeriun këtu.
Françeska: Nuk po bëjmë asgjë. S’ke pse më nxjerr mua keq ti, më ka parë publiku.
Juli: Siç bën me banorët këtu, që do t’i nxjerrësh jashtë me hile.
Françeska: Unë nuk po nxjerr askënd me hile.
Juli: Pse e bëre me hile lojën.
Françeska: Nuk po e bëj me hile. Ti po na mendon neve të dobëta. Çfarë ke, gjete një gjë që të merresh?
Juli: Pse rrini përhapni fjalë, jo unë presion, andej këndej.
Françeska: Ti pse fryn Erjolën, tek veshi, e ke bërë përherë.
Juli: Po çfarë i thashë, more njëri. O njeri dhunues.
Françeska: Kë kam dhunuar unë? Unë nuk dhunoj njëri
Juli: I ke dhunuar psikologjikisht.
Françeska: Po ik, se je ti ai që flet me fjalët më banale.
Më herët Françeska dhe Juli kanë komunikuar me tone të ashpra teksa qëndronin në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP.
Juli: Ku bën një provokim ti automatikisht ke shpallur një fërkim. Por ai fërkim, e bën më tepër dhe op, op, op.
Françeska: Po çfarë të them, është aftësia ime për të provokuar.
Juli: Të gjithë dinë të provokojnë, nuk është ndonjë aftësi e madhe.
Françeska: Për çfarë e quan ti Big Brotherin lojë nervash?
Juli: Unë nuk po them që je gabim.
Françeska: Po të pyes, nuk po të bërtas more Juli. Pse më ngre zërin. Unë po flas shumë qetë.
Juli: Ti do të provokosh, të hedhësh kunja dhe pretendon që tjetri të ta kthejë në të njëjtën mënyrë duke qeshur, pro që nuk ndodh kjo.
Françeska: Kjo është kultura ime britanike, kunji kthehet me kunj.
revista.one/