E kap policia, i moshuari duke vaditur kanabisin afër shtëpisë, në Fushë-Krujë

E kap policia, i moshuari duke vaditur kanabisin afër shtëpisë, në Fushë-Krujë

September 24, 2021 0

Mëngjesi i këtij të moshuari në Fushë-Krujë ka nisur si çdo ditë duke vaditur kanabisin që kishte mbjellur në një cep are afër shtëpisë së tij, derisa u kap mat nga policia më 4 shtator.

Policia gjatë kontrolleve, ka zënë në flagrancë të moshuarin teksa ujiste 50 rrënjët e kanabisit që kishte mbjellur në një parcelë. Siç shihet nga videoja, i moshuari kur ka parë se policët për një moment ka shtangur, por më pas ka hedhur tubën e ujit nga dora.

“Si u gdhive ore”, i thotë polici të moshuarit. I moshuari me iniciale Xh. K., banues në Arrameras po kujdesej për kanabisin që ishin mbjellë në një cep të një are dhe që e kishte fshehur pas një shkurreje për të mos rënë në sy. Menjëherë më pas policia ka nisur hetim ndaj të moshuarit. /Report TV/