“Faji ishte i Kozakut se shau”, Stresi: Ndërhyra tek miku im Fabio Dushku që ta lironin

“Faji ishte i Kozakut se shau”, Stresi: Ndërhyra tek miku im Fabio Dushku që ta lironin

September 24, 2021 0

Në një intervistë për JOQ, Stresi tregon se ka bërë rolin e ndërmjetësit mes djemve të përfshirë në sherr që përfundoi me dhunimin e Kozakut. Sipas Stresit ai u ka kërkuar djemve ta lëshojnë, duke i bërë thirrje të gjithë personave publikë të mos ofendojnë nga familja, teksa shton se faji ka qenë i Kozakut pasi “ai i ka ofenduar familjarisht!

“Fabio Dushku nuk eshte njeri I instagramit Dhe ta etiketojm si te tille, Po vuan denimin e tij prej 13 vjetesh ne burgun e Koridhalos ne Greqi per hallet e veta , Kozakun e kemi ne lagje. Kozaku eshte nje djalë shumë i mire, mirepo instagrami po i prish keta te rinj dhe degradohet situata deri ne ate pike, Kozaku nuk eshte marre peng, s’duhet ta trashim Dhe ta deformojme situaten , thjesht per ti thene qe nuk duhet share shqiptari ne publik, shqiptarit s’duhet ti preket familja sepse eshte e ditur cfare te pret. Kozaku eshte nje djal qe interviston vip-at ne instagram ka nje audience te pathyeshme dhe ndaj ka influencë te madhe tek fansat.”,- ka thënë Stresi për JOQ.

Në pengmarrjen e Kozak Braçit, i njohur si “mbreti i Instagramit”, mësohet se janë të përfshirë disa persona të njohur në rrjetet sociale, por edhe repera. Pas përplasjeve virtuale që kishin pasur më parë, thuhet se Fabio Dushkut porositi rrëmbimin dhe dhunimin e Kozak Bracit. 

revista.one/