Efi Dhedhes i merr emisionin Bora Zemanit? Ja çfarë po flitet

Efi Dhedhes i merr emisionin Bora Zemanit? Ja çfarë po flitet

June 21, 2023 0

Së fundmi në rrjet po flitet se drejtimi i emisionit “Përputhen” nga Bora Zemani mund të kalojë tek Efi Dhedhes, shumë më shpejt nga çfarë mund të  mendojnë fansat e programit televiziv.

Rikthimi i Bora Zemanit në “Përputhen” duke zëvendësuar Ori Nebijajt, e cila u largua nga bota  e televizionit pasi mori postin e deputetes në Parlamentin Shqiptar, u duk i përkohshëm.

E mesa duket ky emision nga muaji shtator ky program nuk do të drejtohet më nga Bora Zemani, por thashetheme po qarkullojnë në rrjet, ku thuhet se ky program do t’i besohet një ish konkurrenteje të Përputhen dhe ajo është Efi Dhedhes.

Efi gjithmonë e ka shprehur dëshirën për të moderuar një program televiziv, madje gjatë qëndrimit në shtëpinë  e “Big Brother Vip” ajo e ka theksuar më tepër këtë qëllim.

Kujtojmë se Efi ka qenë konkurrente në këtë program në edicionin e dytë të tij. Ajo ishte një nga personazhet më të komentuar në BBV, edhe për shkak të miqësisë me çiftin Kiara-Luiz, dhe debateve të shpeshta me Oltën.