E përjashtuan nga Për’puthen, Eduardi merr një vendim për jetën
November 2, 2021Dje, ish-konkurrenti i Për’puthen Eduardi ka ndarë me ndjekësit e tij një vendim të rëndësishëm që ka marrë pas përjashtimit.
“Të nderuar miq, shok, familje, njerëz.
Faza 1 e jetes teme kaloj edhe po du me mbaru me kaq. Faza dy është karriera ime profesioniste si boksier kështu që mora vendimin me ik prap për Zvicër dhe me vazhdu jetën si pro-boksier.
Siç e dini të gjithë, mua më ka lindur vëllai, dhurata ime prej Zotit, bashkë me familjen time. Me kohë kam kuptuar se pa familje nuk më shkon jeta. Mungesën e kisha 100% për familjen.”,- shkroi ai ndër të tjera.
Ai u përjashtua bashkë me Adën, për arsye sepse u kapën mat nën praninë e njëri-tjetrit jashtë emisionit duke thyer kështu një nga rregullat kryesor të programit.
Kujtojmë se Edi tregoi në Instagram Live ka treguar më gjatë rreth përjashtimit:
“(I drejtohet Adës), a po don me tregu ti, a po don me tregu, për çka jena përjashtu? Jena përjashtu shkaku, se na kanë nxon në restorant tu hongër bukë. Janë disa persona që janë të emisionit që kanë qenë aty edhe flasin që na nuk i kena nxjerr fotot, po ata janë kon t’vetmit persona që jon ardh te na dhe na kanë fol e na kanë thon rujuni mos ju nxon dikush, amo jon kon ata që na kanë bo foto. Unë e Ada e pranojmë që jena kon bashkë, si njoh mirë vendet këtu.”
revista.one/