E quajtën “lopë”, Bebe Rexha shpërthen ndaj femrave shqiptare

E quajtën “lopë”, Bebe Rexha shpërthen ndaj femrave shqiptare

April 23, 2021 0

“Në vend që ta ngremë njëri-tjetrin, ne e ulim njëri-tjetrin”. Ky koment është shkruar në mëngjes nga Bebe Rexha, këngëtarja me famë botërore me origjinë shqiptare. Mesazhi është në gjuhën shqipe. drejtuar femrave shqiptare. Ajo ishte e revoltuar me disa komente nga shqipfolës mbi truoin e saj.

Disa ditë më parë, Bebe ndau në llogarinë e saj në Instagram një video të formave të saj trupore të pamodifikuara, mirëpo komentet s’kanë qenë fort të mira, kryesisht nga ana e shqiptarëve.

Shumica e kanë quajtur “lopë” dhe këto komente vinin nga gjinia femërore.

E zhgënjyer nga ky reagim i vajzave shqiptare, Bebe Rexha ka ndarë në InstaStory një mesazh ku i këshillon ato të mos shfaqin kaq shumë urrejtje dhe bullizim, por të mbështesin më shumë njëra-tjetrën.

“Do ta postoj se si duket trupi im në të vërtetë, sepse askush nuk është perfekt. Dhe shumica e komenteve në shqip thonë se unë jam ‘një lopë’, ‘është e shpifur’”- shprehur Bebe. /revista.one/