Një yll i ri në Nju Jork, Flaka Krelani merr kopertinën e revistës së famshme

Një yll i ri në Nju Jork, Flaka Krelani merr kopertinën e revistës së famshme

April 22, 2021 0

Fillimet duken të mira për këngëtaren Flaka Krelani, e cila ka dale së fundmi në kopertinën e revistës së famshme njujorkeze, “My New York”.

Këngëtarja e njohur nga Gjakova është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo po qëndron në New York me dëshirën për të prekur ëndrrën amerikane, për të realizuar një karrierë ndërkombëtare atje.

Ajo ka pozuar në ngjyrat bardhë e zi, ndërsa është dukur mjaft tërheqëse në këtë paraqitje të saj.

“Miq! Muajin tjetër do të kemi tri numra të revistës. Kopertina e një numri do të zbukurohet me një këngëtare të mrekullueshme”, ka shkruar faqja zyrtare e “My New York” në Instagram.

Këngëtarja shqiptare do të jetë pjesë e edicionit të muajit maj të kësaj reviste, ku ka bërë një rrëfim ekskluziv mbi jetën dhe karrierën e saj.

Flaka ka lënë prapa një karrierë shumë të suksesshme në Kosovë, si interpretuese kryesisht e muzikës ‘rock’.