Edi Rama voton në Surrel, mesazhi: Sot gjuajeni penalltinë tuaj!

Edi Rama voton në Surrel, mesazhi: Sot gjuajeni penalltinë tuaj!

April 25, 2021 0

Kryeministri Edi Rama është shfaqur shume sportiv, në orën 10:25 në shkollën e Surrelit për të votuar. Rama i është drejtuar Qendrës së votimit bashkë me bashkëshorten Linda Rama teksa videon ‘live’ në “Facebook” e ka shoqëruar me një mesazh.

Me pamjen e nje trajneri iu drejtua te pranishmeve:

“Demokracia nuk është sport me spektatorë, zbrit në fushë dhe voto”, shkruan Rama. E para ka votuar bashkëshortja e tij Linda Rama dhe më pas kryeministri.

“Është ditë shumë e bukur. Me diell fantastik. Sot është dita të mos ushqjejmë asnjë ndjenjë negative që me votën e tij ka mendim tjetër. Jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe. Askush mos të harrojë se demokracia është sport pa spektatorë dhe secili duhet të zbresë vetë në fushë dhe të gjuajë me votë. Zbrisni vetë në fushë dhe gjuajeni penalltinë tuaj. Le të fitojë më i miri!”, deklaroi Rama. revista.one/

Edi Rama, mesazhi pas votimit (25 prill 2021)