Basha voton në lagjen e tij, thirrje 18-vjeçarëve të votojnë masivisht

Basha voton në lagjen e tij, thirrje 18-vjeçarëve të votojnë masivisht

April 25, 2021 0

Kreu i PD, Lulzim Basha është shfaqur në qendrën e votimit në njësinë 8 në lagjen e tij. Por në mungesë të votës së bashkëshortes së tij Aurela Basha që është një nënshtetase hollandeze, Basha ka zgjedhur të marrë një të re që voton për herë të parë për të votuar.

Madje Basha e thekson këtë në fjalën e tij ku ka bërë thirrje për të gjithë shqiptarët të votojnë masivisht për demokracinë në këtë ditë të bukur.

Deklarata e zotit Basha:

Keni në duar fuqinë tuaj, për fëmijët familjet tuaja për vendin e kombin. Sot është dita të dilni dhe të votoni masivisht. Të dilni dhe të bëni të mundur të ardhmen që dëshironi. Sot është dita e Shqiëprisë, e demokracisë. Dilni dhe hidhni votën tuaj.

Jam i lumtur që kam hedhur votën me të rinjtë për herë të parë në lagjen time. Kjo është dita juaj e demokracisë dhe Shqipërisë.

Falemnderit, zoti e bekoftë Shqipërinë.

revista.one/