Einxhel lidhet live me studion e BBV, ka një mesazh për Donaldin dhe Ilirin

Einxhel lidhet live me studion e BBV, ka një mesazh për Donaldin dhe Ilirin

January 28, 2022 0

Einxhel Shkira në një lidhje live me studion e Big Brother VIP komentoi ata që qeshën pasi theu krahun. Ajo tha se nuk është faji i tyre sepse po përpiqej të mos bënte panik pavarësisht dhimbjeve.

“Jam shumë mirë, sidomos pas make up dhe rregullimit të flokëve. Më ka marrë shumë malli që tani. Doja të shpjegoja pjesën e të qeshurës. Nuk është faji i banorëve, në momentin që ndodhi nuk doja të përhapja panik, as të merakoseshin familjarët.

Rezultoi që kisha bërë shumë mirë që nuk kam lënë njeri të ma prekë se ia lehtësova punën doktorit. Kur doktori më tha që do më vinte allçi thashë që është lajm i bukur për Donaldin se mezi po pret ta pikturojë dhe kam ardhur deri në spital me frutat e ngrira që më dha Iliri. Nuk jam e surprizuar se e di sa njerëz të mirë janë të gjithë”, tha Einxhel.

Banorët fillimisht nuk e kuptuan rëndësinë e situatës dhe prandaj reagimi i tyre erdhi me vonesë.

‘’Ne nuk e besuam në fillim, para se të hidhej ajo bëri humor se do të thyente një kockë. Ka qenë gjithmonë shumë e kujdesshme nëpër lojra’’,– tha Arjola.

‘’Të na falni për të qeshurat por në fillim nuk e kuptuam. Por ajo është një vajzë e fortë dhe do ta kalojë me sukses’’,- shtoi Monika.

Nga ana tjetër edhe Iliri tregoi se loja që provoi Einxhel kërkon një përgatitje të madhe fizike.

revista.one/