Olen Cesari kthehet në Liceun Artistik, violinisti tregon klasin me muzikë filmash

Olen Cesari kthehet në Liceun Artistik, violinisti tregon klasin me muzikë filmash

January 28, 2022 0

Liceu Artistik “Jordan Misja” rinis programin Alumni për vitin 2022 me
Masterclass nga Olen Cesari. Violinisti me famë botërore ka ardhur nga Italia dhe po u tregon nxënësve mjeshtrinë e tij. Masterclass po zhvillohet në 27-28 Janar ora 13:30
Salla ” Tonin Harapi” Liceu Artistik i Tiranës. Programi ka në qendër muzikë të kolonave zanore të filmave klasikë.

Kush është Olen Cesari

Olen Cesari ka lindur në Durrës. U ngjit në skenë në moshën 5-vjeçare si një virtuoz i lindur dhe në moshën 7-vjeçare dha koncertin e tij të parë recital në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Në moshën 10-vjeçare e mbaroi gjithë programin e Liceut Artistik dhe si mbaroi këtë ai ishte i vetmi fëmijë mes studentëve 24-vjeçarë që korrte sfidat në Institutin e Lartë të Arteve. Shteti e dërgoi në Romë të vazhdonte studimet për violinën. Në moshën 18- vjeçare kishte mbaruar 3 konservatore: një në Shqipëri, një në Itali, dhe një në Austri.

Në tetor 2021, Olen Cesari dekorohet nga presidenti i Italisë Sergio Mattarella me titullin “Komendator i Urdhrit të Yllit të Italisë”. 

Dekorata iu dorëzua artistit shqiptar nga ambasadori i Italisë në Tiranë Fabricio Bucci në një ceremoni ku ishin të pranishëm personalitete të vendit, artistë të shquar dhe diplomate.

revista.one/