Elbasan, atentat me silenciator 41 vjeçarit, dyshohet hasmëria mes “Tarzanit” dhe “Sakatit” (video)

Elbasan, atentat me silenciator 41 vjeçarit, dyshohet hasmëria mes “Tarzanit” dhe “Sakatit” (video)

May 11, 2021 0

Këta janë çifti Everest dhe Silvana Caka, që u sulumuan sot në Elbasan me breshëri plumbash. Ata po udhëtonin me makinën e tyre tip “Opel”. Silvana Caka mbeti e plagosur në dorë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 41-vjeçari Everest (Ibrahim) Caka mbeti i vdekur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10 në lagjen “Skënderbej”, në rrethana që mbeten ende të paqarta. Mësohet se ekzekutimi është kryer me armë me silenciator pasi banorët nuk kanë dëgjuar të shtëna.Alarmin e ka dhënë bashkëshortja e viktimës e cila u plagos në dorë. Ndërkohë,  në hyrje-daljet e Elbasanit janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon monitorimi i zonës.

Vrasja dyshohet se lidhet me serinë e hasmërive mes dy grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit, atij të “Tarzanit” dhe “Sakatit”. 

I riu Everest Caka rezulton të jetë akuzuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në 2010. Madje ai dyshohej atëhere të ishte ekzekutor direkt, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë vëllain në Spanjë disa vite më parë. Të përfshirë në ngjarje ishin dhe Elton Hyka dhe Ardit Spahiu.

Everest Caka i cili më parë ka mbajtur dhe emrin Ibrahim Caka është djali i tezes së Arjan (Ardit) Spahiut, i cili u ekzekutua me 8 plumba në Bruksel, në një nga zonat më të njohura të qytetit, në Molenbeek në 27 nëntor 2020. Burime për mediat bëjnë me dije se viktimës së sotme i është vrarë edhe vëllai në Barcelonë.

Burime bëjnë të ditur se Spahiu është kunati i Erion Alibej, i cili është arrestuar nga policia shqiptare, pasi dyshohet se është porositësi i disa vrasjeve në Elbasan.

Alibej akuzohet se është porositësi i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik, si dhe Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Kujtojmë se Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej, i cili dy vite më parë së bashku me xhaxhanë Arben dylgjeri dhe shtetasin turk Erdal Duranay u ekzekutua në Bradashesh nga persona të armatosur dhe të maskuar. revista.one/

Pamje nga vendngjarja