Elhaida Dani sjell “Zanin” albumin me pesë këngë të reja
September 22, 2021Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani, i ka prezantuar publikut projektin e saj më të ri muzikor.
“Zanin” mban titullin albumi i saj i ri, që përfshin plot pesë këngë të reja të vizualizuara me klipe.
Për këtë album kanë punuar tre kompozitorët e njohur shqiptarë: Elgit Doda, Kledi Bahiti dhe Alban Kondi.
Këngët e albumit “Zanin” përfshijnë: “Jam Betu”, “Amore”, “Kënga Jonë”, “Hajmali” dhe kënga me të njëjtin titull si albumi.
Klipet e këngëve janë të thjeshta, ku artistja vjen me një paraqitje të kuruar dhe të thjeshtë, ndërsa interpreton lehtësisht këngët e saj.
Këngëtarja shqiptare e cila njihet si fituese e “The Voice of Italy” në vitin 2013 dhe reprezentuese e Shqipërisë në “Eurovision” në vitin 2015, e ka ndarë me gëzim në rrjetet sociale me fansat albumin e saj të ri.
Ajo shkroi “E gëzofshi” në mbishkrimin e një prej videove, që shfaqte pjesë nga kënga e parë e albumit, me titull “Zanin”.
revista.one/