Emisioni i ri i dashurisë/ Olsa Muhameti publikon pamjet e para të zonës “Kepi i Tundimeve”

Emisioni i ri i dashurisë/ Olsa Muhameti publikon pamjet e para të zonës “Kepi i Tundimeve”

July 6, 2022 0

Pas suksesit me “PërPuthen”, autorja Olsa Muhameti, ka folur për programin e ri që pritet të vijë me mjaft zhurmë duke marrë parasysh që një format i tillë është i ri për publikun shqiptar.

“Kepi i Tundimeve” do të ketë 10 konkurrentë të rinj seksi, të cilët do të vendosen në vila në zonën e Kepit të Rodonit.

Menjëherë pas këtij lajmi, publiku ka kuriozitet që të dijë sa më shumë. Deri më tani Olsa na ka zbuluar se “Kepi i Tundimeve” do të fillojë shumë shpejt ku paralajmëroi dhe fansat të bëhen gati.

Ditën e sotme ajo ka zbuluar dhe një foto në InstaStory ku tregohet se kanë nisur përgatitjet për emisionin.

Të konfirmuar deri më tani janë vetëm katër prej konkurrentëve: Erjola Doci, Fatjon Kuqari, Atdhe Xharavina dhe një model i huaj, Gabriele.

Sipas zërave programi do të jetë pak a shumë një version shqiptar i “Too Hot to Handle” ose të paktën ideja kryesore.