Enca Haxhia pozon nudo në plazh dhe e ndan me fansat e saj

Enca Haxhia pozon nudo në plazh dhe e ndan me fansat e saj

June 9, 2021 0

Këngëtarja Enca Haxhia ka pozuar nudo teksa është “fshehur” pas një shkëmbi, ndërsa foton s’e kurse për fansat e saj në rrjete sociale.

Ajo ka shijuar disa ditë të nxehta në plazh, ku ka shkrepur disa foto akoma më të zjarrta se temperaturat.

“Mu duk e lezetshme, mund ta fshij më vonë”- shkroi ajo krahas postimit ku vërshuan komentet.

Ndërkohë që të gjithë po prisnin projektin e saj më të ri muzikor, këngëtarja i ka surprizuar të gjithë me një postim në Instagram ku shfaqet duke përqafuar një mashkull, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar pasi në foto shfaqet vetëm me shpinë.

Të gjithë ndjekësit kanë nisur menjëherë aludimet se ky mund të jetë i dashuri misterioz i këngëtares mirëpo ne kemi dyshimet tona se kjo mund të jetë një sekuencë e shkëputur nga klipi i këngës më të re të këngëtares.

Para pak ditësh Enca ka zbuluar se shumë shpejt do të bëhet pjesë edhe tregut muzikor ndërkombëtar. Ajo i ka lënë fansat e saj ta pyesin në lidhje me gjithçka që kanë dëshirë dhe një i huaj i ka kërkuar që të flasë edhe në anglisht, sepse ata nuk e kuptojnë kur shkruan në shqip.

revista.one/